Bashkimi Evropian ka anuluar paralajmërimin për fluturimet mbi qiellin e Iranit
Shefi i Organizatës së Transportit Ajror të Iranit deklaroi se Agjencia e Sigurisë së Linjave Ajrore të Bashkimit Evropian ka anuluar paralajmërimin për rrezik në hapësirën ajrore të Iranit.
Sejavosh Amirmakri, shefi i Organizatës së Transportit Ajror të Iranit, ka thënë: "Agjencia e Bashkimit Evropian për Siguri të Linjave Ajrore ka anuluar paralajmërimin e vet në lidhje me këtë se hapësira ajrore e Iranit posedo rrezik për fluturime. Agjencia e transportit ajror të BE në lidhje me hapësirën e fluturimeve ajrore të Iranit në janar të vitit 2020, kishte lëshuar komunikatën e transportit ajror për kufizimin e fluturimeve të linjave ajrore evropiane nën lartësinë 24 mijë këmbë në hapësirën ajrore të Iranit e cila ishte në fuqi deri më 30 tetor të vitit 2021. Zyrat e posaçme të Organizatës së Transportit Ajror të Iranit dhe kompania e aeroporteve kanë zhvilluar kontakte të vazhdueshme me kompanitë e linjave ajrore evropiane dhe me organizata e transportit ajror të vendeve të Evropës për heqjen e këtyre kufizimeve. Si rezultat i këtyre kontakteve, sot (të martën) Agjencia për Siguri të Transportit Ajror të Evropës ka anuluar këto kufizime për kompanitë e linjave ajrore të Evropës".