Ministri i luftës së regjimit sionist viziton Arabinë Saudite
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116468-ministri_i_luftës_së_regjimit_sionist_viziton_arabinë_saudite
Një burim i informuar palestinez ka njoftuar për vizitën e ministrit të luftës së regjimit sionist në Arabinë Saudite.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 30, 2021 13:00 Europe/Tirane
  • Ministri i luftës së regjimit sionist viziton Arabinë Saudite

Një burim i informuar palestinez ka njoftuar për vizitën e ministrit të luftës së regjimit sionist në Arabinë Saudite.

Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se disa burime izraelite kanë njoftuar se Beny Gantz, ministri i luftës së regjimit sionist ka shkuar në Arabinë Saudite dhe atje është takuar me disa funksionarë të sigurisë me të cilët ka biseduar për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve dypalëshe.

Sipas këtij burimi, autoritetet e Arabisë Saudite gjithashtu kanë nënshkruar edhe disa marrëveshje bashkëpunimi në vlerë 100 milionë dollarë. Kjo është në kohën kur burimet izraelite të martën kanë njoftuar për uljen e një avioni të regjimit sionist për herë të parë në aeroportin ndërkombëtar të Riadit.

Gazeta izraelite "Globs" gjithasht së fundit në një raport të saj, ka shkruar: "Disa kompani të Arabisë Saudite nëpërmjet Bahrejnit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, kanë nënshkruar kontrata bashkëpunimi me regjimin sionist.