12 të vdekur nga shpërthimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Adenit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116504-12_të_vdekur_nga_shpërthimi_në_aeroportin_ndërkombëtar_të_adenit
Një shpërthim me bombë në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar të Adenit në Jemenin jugor ka vrarë të paktën 12 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 31, 2021 08:48 Europe/Tirane
  • 12 të vdekur nga shpërthimi në Aeroportin Ndërkombëtar të Adenit

Një shpërthim me bombë në hyrje të Aeroportit Ndërkombëtar të Adenit në Jemenin jugor ka vrarë të paktën 12 persona dhe ka plagosur dhjetëra të tjerë.

Një autobombë shpërtheu pranë aeroportit ndërkombëtar të Adenit të shtunën në mbrëmje, duke vrarë të paktën 12 persona dhe duke plagosur më shumë se 38 të tjerë. Në mesin e të vrarëve ishin ushtarë dhe civilë të cilët u vunë në shënjestër pranë portës së daljes së aeroportit. Asnjë grup nuk ka marrë ende përgjegjësinë për shpërthimin. Aden ka qenë nën masa të rrepta sigurie që nga ardhja e qeverisë së re të varur nga Emiratet e Bashkuara Arabe- Arabi Saudite të kryesuar nga Abdarabuh Mansour Hadi. Më 30 dhjetor të vitit të kaluar, Aeroporti Ndërkombëtar i Adenit u sulmua nga persona të armatosur dhe të paidentifikuar, duke vrarë 27 persona dhe duke plagosur 108 të tjerë, duke përfshirë disa mjekë dhe gazetarë.