Martirizimi i një fëmije 13-vjeçar palestinez nga ushtria sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116836
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Bregun Perëndimor njoftoi martirizimin e një fëmije 13-vjeçar palestinez nga militantët sionistë.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Nëntor 06, 2021 07:56 Europe/Tirane
  • Martirizimi i një fëmije 13-vjeçar palestinez nga ushtria sioniste

Ministria palestineze e Shëndetësisë në Bregun Perëndimor njoftoi martirizimin e një fëmije 13-vjeçar palestinez nga militantët sionistë.

Sipas Al Jazeera; Ministria e Shëndetësisë e Palestinës njoftoi: “Mohammad Daadas”, një fëmijë palestinez 13-vjeçar, ra dëshmor sot, të premten, nga pushtuesit sionistë në lindje të fshatit “Deir al-Huttab” që ndodhet në lindje të "Nablus" në Bregun Perëndimor.  Në të njëjtën kohë, mediat lokale palestineze raportuan se një ushtar izraelit ishte plagosur rëndë pasi u qëllua me gurë nga protestuesit palestinezë në qytetin Kalkilya të Bregut Perëndimor.  Forcat izraelite gjithashtu u përleshën me të rinjtë palestinezë në Kodsin e pushtuar, duke përdorur plumba plastikë dhe gaz lotsjellës kundër palestinezëve.  Dëshmitarët okularë thanë se një numër i palestinezëve që jetonin në Kodsin e pushtuar u arrestuan nga militantët sionistë dhe u dërguan në një vend të panjohur pas përleshjeve. Armiqësia sioniste kundër palestinezëve në territoret e pushtuara, përfshirë qytetin e Kodsit, vjen pasi grupet e rezistencës palestineze i kanë paralajmëruar më parë ata për vazhdimin e represionit.