Mediat palestineze njoftojnë për testimin e raketave të rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i116988
Mediat palestineze kanë njoftuar për testimin e raketave të rezistencës në kuadër të përmirësimit të aftësive raketore të Palestinës.
(last modified 2024-12-07T13:52:14+00:00 )
Nëntor 08, 2021 15:36 Europe/Tirane
  • Mediat palestineze njoftojnë për testimin e raketave të rezistencës

Mediat palestineze kanë njoftuar për testimin e raketave të rezistencës në kuadër të përmirësimit të aftësive raketore të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Shahab njoftoi se sot janë dëgjuar shpërthime të fuqishme në Rripin e Gazës së rezultat i testimeve raketore të forcave të Rezistencës në kuadër të përmirësimit dhe ngritjes së aftësive raketore të Palestinës.

Mediat e regjimit sionist gjithashtu në lidhje me këtë ngjarje kanë shkruar se të paktën pesë raketa janë lëshuar në drejtim të detit.

Kjo është në kohën kur një anëtar i zyrës politike të Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) shtatë muaj më parë kishte deklaruar se forcat e rezistencës së Palestinës pas përfundimit të agresionit të fundit të regjimit sionist, kanë rifilluar punën e prodhimit të raketave.

Disa komandantë të ushtrisë së regjimit sionist gjithashtu kanë pohuar se qytetet Tel Aviv dhe Ashtut në luftën e fundit me Rripin e Gazës janë përballur me numrin më të madh të raketave të lëshuara deri më tani nga forcat e rezistencës së Palestinës.

Vlen të theksohet se në 21 vitet e kaluara lëvizjet e rezistencës islamike të Palestinës ashtu sikur Hezbullahu i Libanit, duke përdorur pajisje të ndryshme ushtarake dhe me rezistencën e pathyeshme, i kanë shkaktuar humbje të mëdha ushtrisë agresore të regjimit sionist dhe gjatë dy luftërave të vitit 2000 dhe 2006, i kanë shkaktuar disfata të paharrueshme regjimit sionist.