Shpërthim terrorist në jug të Kirkukut në Irak
Nëntor 08, 2021 15:55 Europe/Tirane
Burimet informative nga Iraku kanë njoftuar për shpërthimin e një bombe në jug të Kirkukut dhe vrasjen ose plagosjen e disa pjesëtarëve të forcave Hashd Sha'bi.
Faqja informative Al-Maluma njoftoi se si pasojë e shpërthimit të një bombe në zonën Turkelan në jug të Kirkukut në veri të Irakut, është vrarë një pjesëtar i forcave të Hashd Sha'bi dhe tre të tjerë janë plagosur.
Burimet irakiane kanë shkruar se gjatë këtij shpërthimi janë vrarë dhe plagosur pesë pjesëtar të forcave të Hashd Sha'bi të Irakut. Ndërkohë që disa media të tjera kanë dhënë shifra të ndryshme për numrin e viktimave dhe të plagosurve nga ky shpërthim.
Tags