Forcat e regjimit sionist sulmojnë Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117146-forcat_e_regjimit_sionist_sulmojnë_bregun_perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore kundër popullit palestinez, kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 11, 2021 16:18 Europe/Tirane
  • Forcat e regjimit sionist sulmojnë Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore kundër popullit palestinez, kanë sulmuar rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Palestinës.

Faqja informative Al Ahd njoftoi se si rezultat i sulmit të egër të forcave ushtarake të regjimit sionist në Bregun Perëndimor, kanë shpërthyer përleshje të ashpra mes forcave sioniste dhe banorëve palestinezë dhe gjatë këtyre përleshjeve, forcat sioniste kanë arrestuar 6 palestinezë.

Ndërkohë grupet e rezistencës së Palestinës në një deklaratë të përbashkët kanë deklaruar se po vëzhgojnë nga afër dhe me vëmendje ngjarjet e njëpasnjëshme që po ndodhen në Palestinë si dhe përpjekjet e forcave të regjimit sionist për të imponuar kushte të reja për palestinezët.

Në këtë deklaratë thuhet: "Krimet e regjimit sionist kundër popullit të Palestinës në këtë nivel të rrezikshëm kërkojnë që t'u japim një përgjigje të ashpër dhe shtypëse. Regjimi sionist është përgjegjës për pasojat e krimeve të tij kundër palestinezëve në Kodsin e shenjtë dhe në Bregun Perëndimor. Ne nuk do të lejojmë që sionistët në vend që të japin përgjigje për krimet e tyre të mëparshme, tani të kryejnë krime të reja.