Bombardime e luftime të ashpra në Jemen
Si pasojë e sulmeve ajrore të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në provincat Al-Hudejda dhe Al-Sa'de, janë vrarë pesë civilë jemenas në mesin e tyre edhe tre fëmijë ndërsa janë plagosur 10 persona të tjerë.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi gjatë sulmit me artileri të forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në rajonet kufitare Manb-be, Shada dhe Baghum në provincën Sa'de në veri të Jemenit, është vrarë një civilë dhe janë plagosur tetë persona të tjerë. Ndërsa në sulmin ajror të koalicionit agresor të Arabisë Saudite në rajonin Al-Tahtija në jug të provincës Al-Hudejda, janë vrarë katër civilë në mesin e tyre tre fëmijë ndërsa janë plagosur dy persona të tjerë.
Këto sulme ajrore janë kryer njëkohësisht me tërheqjen e vazhdueshme të forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite nga rajone të gjera dhe nga dhjetëra baza e pozicione të tyre në Bejt Al-Fakih dhe Al-Tahtija në pjesën jugore të provincës Al-Hudejdah duke u transferuar drejt rajonit Al-Khukha në pikën më jugore të provincës Al-Hudejda dhe në zonën bregdetare Al-Mekha në perëndim të provincës Taiz.
Avionët luftarak të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjithashtu kanë bombarduar në mënyrë intensive qytetin Marib për të penguar avancimin e forcave të ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit. Kanali televiziv Al Masira ka raportuar se gjatë 24 orëve të kaluara, avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar 22 herë qytetin Marib.
Ndërkohë mediat jemenase kanë bërë të ditur se Muhamed Ali Al-Huthi, kryetari i komitetit revolucionar të Jemenit, në lidhje me zhvillimet e fundit në Jemen ka thënë: "Koalicioni agresor i Arabisë Saudite janë zhytur në një huti dhe humbje mediale dhe një gjë e tillë po vërehet edhe në fusha të tjera. Në kohën kur OKB po përgënjeshtron çfarëdo lloj ridislokimi të forcave në Al-Hudejda, po i bënë thirrje koalicionit agresor të Arabisë Saudite për zbatimin e marrëveshjes së Stokholmit, një marrëveshje kjo që zbatimin e saj e mbikëqyrë vetë OKB dhe duhet ta zbatojë këtë marrëveshje".
Nga ana tjetër, forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit kanë çliruar 700 kilometër katror të territorit të provincës Al-Hudejda. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit sot kanë marrë nën kontroll bregdetin perëndimor të Jemenit në provincën Al-Hudejda kurse luftimet po vazhdojnë akoma në rajonet Al-Khukha dhe His.
Analistë të zhvillimeve në Jemen mendojnë se tërheqja e forcave të koalicionit agresor të Arabisë Saudite dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nga bregdeti perëndimor i Jemenit po bëhet për shkak të shqetësimeve të Amerikës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe nga zhvillimet që po ndodhin në provincën Marib, për arsye se forcat jemenase kanë për synim final të çlirojnë dhe të marrin nën kontroll plotësisht qytetin Marib dhe pastaj të fillojnë çlirimin e rajoneve bregdetare në perëndim të Jemenit.