Hamasi paralajmëron regjimin sionist: Mos luani me zjarrin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117336-hamasi_paralajmëron_regjimin_sionist_mos_luani_me_zjarrin
Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) paralajmëroi regjimin sionist që të mos luajë me zjarrin dhe theksoi rezistenca është e gatshme t'u përgjigjet sulmeve dhe nuk do të hezitojë për asnjë moment t'i përgjigjet me vendosmëri, shpejtësi dhe me forcë shkatërruese çdo sulmi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 14, 2021 16:30 Europe/Tirane
  • Hamasi paralajmëron regjimin sionist: Mos luani me zjarrin

Lëvizja e Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) paralajmëroi regjimin sionist që të mos luajë me zjarrin dhe theksoi rezistenca është e gatshme t'u përgjigjet sulmeve dhe nuk do të hezitojë për asnjë moment t'i përgjigjet me vendosmëri, shpejtësi dhe me forcë shkatërruese çdo sulmi.

Sipas agjencisë së lajmeve Safa, lëvizja Hamas, të dielën, në një deklaratë për përvjetorin e operacionit Haxhare al-Saxhil, i cili u zhvillua në luftën e vitit 2012 kundër Rripit të Gazës, theksoi se rezistenca palestineze, me në krye Brigadat Izedin al-Kasam ka rritur fuqinë e saj ushtarake dhe vazhdimisht është përballur me armikun sionist. Hamasi i premtoi të gjithë popullit palestinez se çlirimi i Palestinës do të ndodhë së shpejti dhe theksoi se forcat palestineze të rezistencës do të qëndrojnë besnike ndaj të burgosurve të këtij vendi dhe se liria e tyre është çështje besimi dhe feje. Hamasi u bëri thirrje të gjithë njerëzve dhe grupeve në Bregun Perëndimor, Jerusalem dhe në mbarë Palestinën që të intensifikojnë rezistencën e tyre ndaj armikut sionist në çdo mënyrë të mundshme dhe të zgjerojnë zonat e konfliktit me armikun. "Haxhara al-Saxhil" i referohet operacioneve të Brigadave Izedin al-Kasam në luftën 8 ditore të vitit 2012 kundër Rripit të Gazës, kur për herë të parë një raketë palestineze u hodh në Tel Aviv dhe ekuacioni i betejës ndryshoi. Lufta filloi me vrasjen e Ahmad al-Xhabri nga sionistët në Rripin e Gazës, një prej komandantëve të shquar të Brigadave Izedin al-Kasam.