Vizitat diplomatike në Siri; Dështimi i politikës së izolimit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117570-vizitat_diplomatike_në_siri_dështimi_i_politikës_së_izolimit
Vizitat diplomatike në Siri tregojnë se kundërshtarët e regjimit të Damaskut kanë pranuar dështimin e politikës izoluese ndaj vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 18, 2021 15:54 Europe/Tirane
  • Vizitat diplomatike në Siri; Dështimi i politikës së izolimit

Vizitat diplomatike në Siri tregojnë se kundërshtarët e regjimit të Damaskut kanë pranuar dështimin e politikës izoluese ndaj vendit.

Alexander Lavrentiev, i dërguari i presidentit rus në Siri, u takua me zyrtarët sirianë gjatë një vizite në këtë vend. Duke theksuar nevojën për të respektuar qeverinë siriane, diplomati rus tha se "përpjekjet për të krijuar një kuazi-shtet brenda Sirisë ishin të papranueshme.  Qeveria siriane duhet respektuar dhe sulmet izraelite kundër Sirisë nuk duhet të përsëriten". Më herët, ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zajed, udhëtoi në Siri pas 10 vitesh dhe u takua me presidentin Bashar al-Assad. Këto vizita diplomatike tregojnë se nga njëra anë, politika e izolimit të Sirisë ka dështuar dhe nga ana tjetër, është në axhendë rigjallërimi i marrëdhënieve mes vendeve arabe dhe Damaskut. Gjatë dekadës së fundit, Katërshja Arabe/Perëndimore/Hebraike/Turke, ndërkohë që ka mbështetur grupet terroriste, ka ushtruar presion të gjerë për të rrëzuar presidentin sirian Bashar al-Assad nga pushteti dhe për të ndryshuar strukturën politike të Sirisë me liderë të rinj. Ndonëse pretendohej se qëllimi kryesor i kësaj politike ishte vendosja e demokracisë në Siri, kjo politikë padyshim ndiqej me synimin për të ndarë Sirinë nga Boshti i Rezistencës. Përkundër kësaj politike dhe synimi, Siria qëndroi dhe me mbështetjen e Boshtit të Rezistencës fitoi kundër grupeve terroriste dhe katër mbështetësve të tyre. Rezultati i kësaj rezistence ishte ruajtja e integritetit territorial të Sirisë, ruajtja e strukturës shtetërore dhe qëndimi i Bashar al-Assad në krye të pushtetit, si dhe forcimi i Boshtit të Rezistencës në rajonin e Azisë Perëndimore. Në fakt, fitorja e Sirisë ndaj terroristëve dhe mbështetësve të tyre dhe vizitat e fundit diplomatike në Damask janë rezultat i një beteje efektive në të gjitha aspektet. Përveç Emiratet e Bashkuara Arabe, edhe regjimi sionist dhe Shtetet e Bashkuara janë ndër aktorët që kanë pranuar humbjen në Siri. Sulmet e Izraelit në Siri tregojnë mbi të gjitha dëshpërimin e tij nga mospërmbysja regjimit aktual sirian. Zahir Andrews analist politik arab, në një artikull në gazetën Ray al-Yaum shkruan: “Pas publikimit të raporteve të shumta mbi normalizimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve midis disa vendeve arabe dhe Damaskut, për të cilat vëzhguesit politikë besojnë se u është dhënë drita jeshile nga Uashingtoni, Tel Avivi, ashtu si aleati i tij i vjetër, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të pranojë realitetin ekzistues, dhe për këtë arsye ka pranuar zyrtarisht se çështja e rënies së Damaskut dhe e qeverisë së Bashar al-Asad nuk ka më kuptim". "Ndryshimet e fundit në Siri janë shumë dramatike dhe shqetësuese," shkroi analisti ushtarak Lilakh Shawal në gazetën hebraike Israel Hium, duke cituar burime të larta të sigurisë në territoret e pushtuara. Mund të thuhet se Siria ka një pozitë superiore në arenën politike pas fitores së luftës kundër terroristëve. Nëse ndalet sabotimi, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, Turqia dhe Arabia Saudite, problemet e mbetura, si hartimi i një kushtetute të re, mund të zgjidhen.