Kalid Mash’al: Kompromisi me regjimin sionist, tradhti ndaj popullit të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117624-kalid_mash’al_kompromisi_me_regjimin_sionist_tradhti_ndaj_popullit_të_palestinës
Shefi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) për jashtë vendit ka deklaruar se marrëveshjet për kompromis me regjimin sionist janë një gabim i madh dhe tradhti ndaj popullit të Palestinës.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 19, 2021 20:02 Europe/Tirane
  • Kalid Mash’al: Kompromisi me regjimin sionist, tradhti ndaj popullit të Palestinës

Shefi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) për jashtë vendit ka deklaruar se marrëveshjet për kompromis me regjimin sionist janë një gabim i madh dhe tradhti ndaj popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve Kods Pres njoftoi se Khalid Mash’al, shefi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) për jashtë vendit, ka deklaruar: “Të gjitha mjetet e palestinezëve në rrugën e realizimit të të drejtave të tyre nga rezistenca popullore deri të veprimi i armatosur, janë të ligjshme. Marrëveshjet e kompromisit për ato shtetet që kanë normalizuar marrëdhëniet e tyre me regjimin sionist, nuk kanë pasur kurrfarë rezultati. Marrëveshjet për kompromis dhe përpjekjet për ta paraqitur regjimin sionist si një mik në rajon, nuk ndryshojnë realitetet. Populli i Palestinës do të vazhdojë rezistencën e vet kundër regjimit sionist deri në realizimin e të drejtave të veta dhe fundin e pushtimit të territoreve të Palestinës dhe në fund do të dalë fitimtar”.