Krimi i tmerrshëm në Al-Hudaidah, Jemen
Një familje u vu në shënjestër brutalisht pas një sulmi brutal nga koalicioni agresor saudito-amerikanë në provincën jugore al-Hudaidah.
Sipas Al-Masira TV, koalicioni agresor saudio-amerikan kreu një krim të tmerrshëm dhe sulmoi shtëpinë e "Mahmoud Abdullah Sherian", një civil jemenas në provincën jugore të Al-Hudaidah. Në këtë sulm brutal, Sherian u martirizua dhe gruaja e tij shtatzënë u plagos rëndë dhe fëmija në barkun e saj u vra brutalisht disa ditë para se ajo të lindte. Dhoma e Operacioneve të Oficerëve të Ushtrisë Jemenase njoftoi gjithashtu të martën mbrëma se agresorët sauditë dhe mercenarët e tyre në 24 orët e fundit kishin shkelur 116 herë armëpushimin në provincën perëndimore të Jemenit, Al-Hudaidah. Një zëdhënës i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së pas qëndrimit pasiv të OKB-së ndaj krimeve saudite të martën tha se OKB-ja po u bën thirrje të gjitha palëve në Jemen të ushtrojnë vetëpërmbajtje për të parandaluar përshkallëzimin e tensioneve. “Kombet e Bashkuara paralajmërojnë të gjitha palët e përfshira në Jemen se është detyrë e tyre të mbrojnë civilët, si dhe të marrin masa për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit”, tha Stephane Dujarric.