Al-Mekdad: Shtetet perëndimore po pengojnë rrugëzgjidhjet politike në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i117914-al_mekdad_shtetet_perëndimore_po_pengojnë_rrugëzgjidhjet_politike_në_siri
Ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka thënë se shtetet perëndimore janë përgjegjëse për krijimin e pengesave në rrugën e gjetjes së rrugëzgjidhjeve politike për zgjidhjen e krizës në Siri.  
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 24, 2021 12:26 Europe/Tirane
  • Al-Mekdad: Shtetet perëndimore po pengojnë rrugëzgjidhjet politike në Siri

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë ka thënë se shtetet perëndimore janë përgjegjëse për krijimin e pengesave në rrugën e gjetjes së rrugëzgjidhjeve politike për zgjidhjen e krizës në Siri.  

Faja informative Al-Nashre njoftoi se Fejsal Al-Mekdad, ministri i punëve të jashtme të Sirisë, ka deklaruar: "Shtetet perëndimore janë përgjegjës për krijimin e pengesave para rrugëzgjidhjeve politike në Siri dhe ato po bëjnë të gjitha përpjekjet e tyre që duke mbështetur terrorizmin në Siri, nëpërmjet rrugëve politike të realizojnë ato qëllime të cilat nuk kanë mundur t'i realizojnë me ndërhyrje ushtarake të drejtpërdrejta. Qeveria e Amerikës në kuadër të presionit ndaj Damaskut që ky i fundit të tërhiqet nga sukseset dhe avancimet që ka shënuar në fronin e luftës kundër terrorizmit, po mbështet paramilitarë të ndryshëm dhe grupe të armatosura në pjesën verilindore të Sirisë".

Ministri i punëve të jashtme të Sirisë duke thënë se pushtimi dhe ndërhyrja e Turqisë në Siri gjithashtu po pengon përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Siri, theksoi: "Jemi optimist që marrëdhëniet mes vendeve arabe të bëhen parim për unitetin dhe solidaritetin e tyre dhe të punojnë për të rifituar të drejtat e tyre që u janë uzurpuar".