Forcat militante kurde synojnë të lirojnë qindra pjesëtarë të ISIS
(last modified Sat, 27 Nov 2021 13:55:56 GMT )
Nëntor 27, 2021 14:55 Europe/Tirane
  • Forcat militante kurde synojnë të lirojnë qindra pjesëtarë të ISIS

Burimet e afërta me grupin paramilitar kurd SDF kanë njoftuar për gatishmërinë e këtij grupi kurd për lirimin e qindra terroristëve të ISIS nga burgu.

Faqja informative Al-Arabi Al-Jadid ka shkruar se këto burime kanë thënë se rreth 700 terroristë të ISIS të cilët pritet të lirohen nga burgu, janë prej terroristëve krimet e të cilëve nuk janë konfirmuar dhe nëse do të vërtetohet se ata kanë kryer krime ndaj popullatës civile, ata nuk do të lirohen.

Sipas këtyre burimeve, lista e publikuara me emrat e terroristëve të ISIS përfshinë personat të cilët gjatë viteve 2014-2021, janë arrestuar nga forcat e grupit militantë kurd SDF dhe po mbahen në burgjet e rajoneve Raka, Ghaviran, Al-Tabaka, Al-Hasake, Xherkin, Alaja, Al-Malekije, Al-Shadadij, Al-Sur, në fushën naftore Al-Omar, Nafkar dhe Al-Kesre.

Sipas këtij raporti, akoma nuk ekzistojnë statistika të sakta nga numri i terroristëve të ISIS të burgosur në burgjet e grupit militant kurd SDF, mirëpo thuhet se numri i tyre është rreth 12000 persona që 3000 prej tyre janë shtetas të huaj nga 54 shtete të ndryshme dhe përveç tyre janë edhe 4000 persona sirianë dhe rreth 4000 persona me shtetësi irakiane

Tags