Ushtria siriane sulmon me artileri pozicionet e terroristëve në Idlib
Burimet siriane kanë deklaruar se ushtria e Sirisë ka sulmuar me artileri pozicionet e terroristëve në disa rajone të Idlibit.
Faqja informative Al-Nahar njoftoi se ushtria e Sirisë sot ka sulmuar me artileri pozicionet e terroristëve në disa rajone të Idlibit, sidomos pozicionet e terroristëve në Marzaf, Mantaf, Kansofre dhe në disa zona në Xhebel Al-Zavije në pjesën jugore të provincës Idlib.
Forcat e ushtrisë siriane gjithashtu edhe ditën e kaluar kanë sulmuar me artileri dhe raketa pozicionet e terroristëve në Felifel, Bejnin, Al-Fatira në Xhebel Zavije gjithashtu në pjesën jugore të provincës Idlib. Forcat e ushtrisë siriane kanë sulmuar pozicionet e terroristëve edhe në pjesën veriperëndimore të provincës Hamah.