227 palestinezë plagosen në agresionin sionist në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i118466-227_palestinezë_plagosen_në_agresionin_sionist_në_bregun_perëndimor
Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të premten se 227 palestinezë ishin plagosur gjatë një sulmi të militantantëve sionist ndaj protestuesve palestinezë në qytetet Bita dhe Beit Dejan në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2021 09:12 Europe/Tirane
  • 227 palestinezë plagosen në agresionin sionist në Bregun Perëndimor

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi të premten se 227 palestinezë ishin plagosur gjatë një sulmi të militantantëve sionist ndaj protestuesve palestinezë në qytetet Bita dhe Beit Dejan në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor.

Sipas agjencisë Fars News, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se milicia sioniste kishte shtypur palestinezët duke qëlluar me plumba lufte dhe armë zjarri, si dhe gaz lotsjellës. Vendbanimet Bita dhe Beit Dejan në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor të premten dëshmuan demonstrata palestineze kundër vendbanimeve të paligjshme të regjimit okupator sionist. Regjimi sionist vazhdon të ndërtojë vendbanime sioniste pavarësisht vullnetit të komunitetit ndërkombëtar, pasi në këtë drejtim ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Të gjitha këto vendbanime janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar. Në një rezolutë (Rezoluta 2334) më 23 dhjetor 2016, Këshilli i Sigurimit i OKB-së i bëri thirrje regjimit sionist që të pezullojë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e tij të ndërtimit të vendbanimeve në territoret e pushtuara palestineze.