Sanaa dëshiron marrëdhënie me të gjitha vendet, përveç regjimit sionist
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119022-sanaa_dëshiron_marrëdhënie_me_të_gjitha_vendet_përveç_regjimit_sionist
Kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit njoftoi se Sanaa kërkon të vendosë marrëdhënie me të gjitha vendet, përveç regjimit sionist.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 14, 2021 03:44 Europe/Tirane
  • Sanaa dëshiron marrëdhënie me të gjitha vendet, përveç regjimit sionist

Kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit njoftoi se Sanaa kërkon të vendosë marrëdhënie me të gjitha vendet, përveç regjimit sionist.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr News, Mehdi Al-Mashat, kryetar i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit, bisedoi me këshilltarin e çështjeve diplomatike të Jemenit, Abdullah Mohammed Haxhar, për të ardhmen e politikës së jashtme të Qeverisë së Sanaa-as dhe theksoi se marrëdhëniet e Jemenit me vendet e tjera janë bazuar në respektimin e pavarësisë dhe sovranitetit të shteteve. Kreu i Këshillit të Lartë Politik të Jemenit theksoi se Sanaa kërkon të vendosë marrëdhënie me të gjitha vendet, përveç regjimit sionist. Revolucionarët jemenas në krye të politikave të tyre rajonale kanë deklaruar armiqësinë me regjimin sionist dhe mbështetjen për popullin palestinez. Regjimi i Izraelit po i ndihmon sauditët në mënyra të ndryshme gjatë agresionit 7-vjeçar të koalicioni saudit kundër Jemenit. Për këtë arsye, ky regjim njihet në Jemen si regjim i urryer dhe pushtues.