Jordanezët: Marrëveshja me Izraelin është tradhti
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119126-jordanezët_marrëveshja_me_izraelin_është_tradhti
Aktivistët jordanezë kanë organizuar një protestë në Aman përpara dhomës së ulët të Parlamentit për të dënuar një marrëveshje të quajtur "ujë kundrejt energjisë" me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 15, 2021 19:55 Europe/Tirane
  • Jordanezët: Marrëveshja me Izraelin është tradhti

Aktivistët jordanezë kanë organizuar një protestë në Aman përpara dhomës së ulët të Parlamentit për të dënuar një marrëveshje të quajtur "ujë kundrejt energjisë" me Izraelin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Protesta u zhvillua të mërkurën pas thirrjes së Forumit Kombëtar për Mbështetjen e Rezistencës dhe Mbrojtjen e Atdheut. Ajo përkoi me një seancë parlamentare të mbajtur për të diskutuar paktin. Gjatë seancës, disa deputetë e hodhën poshtë marrëveshjen si "tradhti" dhe "një sulm ndaj sigurisë së Jordanisë". Protestuesit kërkuan anulimin e marrëveshjes "ujë kundrejt energjisë" dhe një marrëveshje gazi të nënshkruar me Izraelin, duke vënë në dukje se marrëveshjet paraqesin rrezik për sovranitetin e vendit. Sipas paktit, Jordania do të furnizonte Izraelin me 600 megavat energji të prodhuar nga një termocentral diellor që do të ndërtohej nga Emiratet e Bashkuara Arabe - vendi i parë arab i Gjirit Persik që normalizoi lidhjet me Tel Avivin vitin e kaluar, ndërsa në këmbim, Izraeli do të furnizonte Jordaninë me 200 milionë metër kub ujë të shkripëzuar. Pas shpalljes së marrëveshjes, disa demonstrata tronditën mbretërinë hashemite dhe janë shtuar thirrjet për të ndërprerë lidhjet me Tel Avivin dhe për të anuluar projektin.