Shpërthen një valë e re protestash në pesë provinca të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119324-shpërthen_një_valë_e_re_protestash_në_pesë_provinca_të_irakut
Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për organizimin e protestave qytetare në pesë provinca të këtij vendi dhe protestuesit kanë protestuar kundër qeverisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2021 11:37 Europe/Tirane
  • Shpërthen një valë e re protestash në pesë provinca të Irakut

Burimet irakiane të informimit kanë njoftuar për organizimin e protestave qytetare në pesë provinca të këtij vendi dhe protestuesit kanë protestuar kundër qeverisë.

Agjencia e lajmeve Shafagh News njoftoi se provincat Dhikar, Dejale, Vaset, Misan dhe Sulejmanije të Irakut sot (të dielën) kanë qenë arën e protestave qytetare dhe protestuesit në qytete të ndryshme kanë arritur të mbyllin godinat e pushtetit lokal.

Të diplomuarit e papunë të një universiteti në qytetin Nasirije, qendër e provincës Dhikar kanë protestuar kundër mungesës së rasteve të punësimit dhe papunësisë së madhe dhe kanë mbyllur godinën e pushtetit provincial dhe nuk kanë lejuar punonjësit shtetëror të hyjnë në ndërtesë.

Në provincën Vaset me qindra studentë të papunë gjithashtu kanë organizuar protesta përpara drejtorisë së arsimit të kësaj province dhe kanë kërkuar punësim, ndërsa në Misan në juglindje të Irakut, qytetarët protestues janë mbledhur në tubim protestues para godinave të pushtetit lokal të kësaj province dhe kanë kërkuar punësimin e të rinjve.

Në provincën Dejale, në lindje të Irakut gjithashtu studentët e diplomuar të shkollave teknike janë mbledhur dhe kanë protestuar para godinës së pushtetit lokal të kësaj province. Tubimet protestues në këtë provincë kanë shkaktuar mbylljen e rrugëve dhe krijimin e trafikut të rëndë në komunikacion.

Qyteti Sulejmanije në rajonin e Kurdistanit të Irakut sot gjithashtu ka qenë arenë e protestave të punonjësve të institucioneve ekzekutive dhe të profesorëve të Universitetit Sulejmanije kundër vonesave që janë krijuar në pagesën e rrogave dhe çështjeve financiare. Protestuesit universitarë në Sulejmanije kanë deklaruar se kanë 50 ditë që nuk kanë marrë rroga e pagesa të tjera përkatëse dhe kjo gjendje po shkakton probleme në jetën e tyre.