Khalid Mash'al: Ndodhemi në fazën e përgatitjes për luftë gjithëpërfshirëse
Shefi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës për jashtë vendit ka theksuar se kjo lëvizje ndodhet në fazën e përgatitjes për luftë gjithëpërfshirëse për çlirimin e territoreve të Palestinës.
Faqja informative Al-Nashre njoftoi se Khalid Mash'al, shefi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) për jashtë, ditën e shtunë ka deklaruar: "Palestina është titulli i luftës së të vërtetës dhe të pavërtetës dhe busull e Umetit Islam, prandaj e gjithë vëmendja duhet t'i kushtohet kësaj çështje".
Mash'al theksoi: "Hamas vazhdon t'i qëndrojë besnik rezistencës deri në çlirimin pëllëmbë pas pëllëmbe të territorit të Palestinës dhe vendeve të shenjta të Islamit në këtë vend. Ajo çfarë është marrë me forcë dhe dhunë, nuk mund të rimerret ndryshe përveçse me forcë. Nxitimi i disa regjimeve arabe për normalizimin e marrëdhënieve me regjimin sionist, është veprim i dënuar nga çdo aspekt. Të gjitha planet e regjimit sionist për hebraizimin e Kodist të pushtuar de territoreve të Palestinës, janë veprime të humbura dhe nuk do të krijohet kurrfarë ndryshimi në të vërtetën e pronësisë së këtij vendi dhe në identitetin arabo-islam të tij".
Khalid Mash'al në lidhje me Libanin gjithashtu ka theksuar: "Hamasi i jep rëndësi të madhe stabilitetit dhe sovranitetit të Libanit dhe nuk hyjnë në kurrfarë konflikti të brendshëm në kampet e refugjatëve palestinezë që ndodhen në Liban. Prandaj, të gjithë kriminelët dhe autorët e vrasjes në zonën "Al-Borxh Al-Shumali" duhet të dënohen nga autoritetet gjyqësore".
Burimet informative të Libanit të premten në mbrëmje kanë raportuar për një shpërthim që ka ndodhur në kampin e refugjatëve "Al-Borxh Al-Shomali" në afërsi të qytetit Sur në jug të Libanit ku si pasojë janë vrarë ose plagosur 30 persona. Pas kësaj ngjarje, Khalid Mash'al në krye të një delegacioni, ka shkuar në Bejrut dhe është takuar me autoritetet e qeverisë së Libanit dhe ka kërkuar përndjekjen dhe dënimin e autorëve të këtij shpërthimi duke theksuar ruajtjen e sigurisë dhe qetësisë në kampet e refugjatëve palestinezë në Liban.