Sabagh kritikon neglizhencën e OKB ndaj gjendjes në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119440-sabagh_kritikon_neglizhencën_e_okb_ndaj_gjendjes_në_siri
Përfaqësuesi i Sirisë në Organizatës e Kombeve të Bashkuara ka kritikuar neglizhencën e gjendjes njerëzore në Siri dhe pasojat katastrofale të pushtimit dhe sanksioneve të Amerikës kundër popullit të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2021 12:15 Europe/Tirane
  • Sabagh kritikon neglizhencën e OKB ndaj gjendjes në Siri

Përfaqësuesi i Sirisë në Organizatës e Kombeve të Bashkuara ka kritikuar neglizhencën e gjendjes njerëzore në Siri dhe pasojat katastrofale të pushtimit dhe sanksioneve të Amerikës kundër popullit të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se Basam Sabagh, përfaqësuesi i përhershëm i Sirisë në OKB, ditën e hënë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB, duke theksuar faktin se vendosja e stabilitetit ka nevojë për shkatërrimin e grupeve terroriste dhe dhënies fund të pushtimit të territorit të Sirisë nga ana e Turqisë dhe Amerikës, ka kërkuar heqjen e pakusht të sanksioneve të paligjshme dhe të njëanshme të Amerikës dhe Bashkimit Evropian ndaj popullit sirian.

Sabagh me këtë rast shtoi: "Çfarëdo lloj vlerësimi konkret në lidhje me komplikimin e gjendjes njerëzore në Siri, çon në një rezultat të vetëm dhe ai tregon se shkaku kryesor i kësaj gjendje, është pushtimi i territorit të Sirisë nga Turqia dhe Amerika dhe veprimet dhe krimet dhe mbështetjet e këtyre dy shteteve ndaj grupeve dhe organizatave terroriste në veri, në veriperëndim dhe në verilindje të Sirisë. Siria do të vazhdojë të ofrojë lehtësimet e nevojshme për OKB dhe organizatat përkatëse për zbatimin e rezolutës 2585 të KS të OKB për vazhdimin e hyrjes së ndihmave humanitare në Siri, ndërkohë që Turqia dhe veprimet terroriste të saj në Idlib po pengojnë zbatimin e kësaj rezolute".

Sabagh theksoi zotimin e Sirisë për gjetjen e një rrugëzgjidhje të bazuar mbi dialog kombëtar mes faktorëve siriane dhe shtoi: "Kjo mund të bëhet vetëm në atë mënyrë që të realizohen kërkesat e popullit të këtij vendi dhe të tregohet zotimi i plotë ndaj sovranitetit, pavarësisë dhe unitetit e integritetit territorial të Sirisë. Ndërprerja e gjithanshme e luftimeve në Siri ka nevojë për shkatërrimin e plotë të grupeve terroriste me krye ISIS, Fronti Nusra dhe grupet e tjera të lidhura me ata si dhe dhënies fund të pushtimit të territoreve të Sirisë nga Amerika dhe Turqia dhe për shtrirjen e sundimit të qeverisë në të gjithë territorin e Sirisë dhe kthimin e sigurisë dhe stabilitetit në këtë vend".