Forcat jemenase vrasin e plagosin 20 mercenarë sauditë
(last modified Wed, 22 Dec 2021 14:56:44 GMT )
Dhjetor 22, 2021 15:56 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase vrasin e plagosin 20 mercenarë sauditë

Burimet ushtarake kanë njoftuar për vrasjen e 20 mercenarëve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite gjatë luftimeve me forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në rrethinën e qytetit Marib.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se gjatë avancimeve të forcave të ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit në jug të qytetit Marib, forcat mercenare të Mansur Hadi të mbështetur nga Arabia Saudite, kanë pësuar humbje të rënda. Forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit gjatë javëve të fundit kanë bërë avancime të mëdha në provincën Marib dhe sipas Muhamed Al-Bakhiti, anëtar i Këshillit Politik të forcave jemenase, forcat mercenare të Arabisë Saudite e dinë shumë mirë se kontrolli i forcave jemenase mbi qytetin Marib konsiderohet skenari më i keq i mundshëm, për arsye se çlirimi i qytetit Marib do t'i japë fund bllokadës së gjithanshëm kundër popullit të Jemenit.

Provinca Marib ndodhet në qendër të Jemenit dhe posedon burimet më të mëdha të gazit dhe naftës, ndërkohë që ka gjithsej 13 rrethe që gjatë një viti të kaluar, forcat jemenase kanë çliruar 12 rrethe dhe aktualisht vetëm dy qytete kanë mbetur të paçliruara në provincën Marib, rrethi Vadi Ubejde dhe Marib ndodhen akoma të pushtuara.

Burimet jemenase gjithashtu kanë njoftuar për vrasjen e Saleh Ahmad Al-Mahdar, një prej komandantëve të forcave për reagim të shpejtë të militantëve të partisë "Al-Islah" që mbështetet nga Arabia Saudite. Saleh Ahmad Al-Mahdar u vra nga persona të panjohur në qytetin Sakre të provincës Ebin në jug të Jemenit.

Tags