Zbulohet gënjeshtra e sauditëve për sulmin në stadiumin e Sanaa
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119596-zbulohet_gënjeshtra_e_sauditëve_për_sulmin_në_stadiumin_e_sanaa
Pas pretendimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite për ekzistencën e armatimeve në një stadium në Sana dhe bombardimin e këtij stadiumi, mediat jemenase kanë shkuar menjëherë pas bombardimeve në këtë stadium dhe kanë raportuar se nuk ekzistojnë kurrfarë armatime në këtë qendër sportive të kryeqytetit të Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 24, 2021 10:23 Europe/Tirane
  • Zbulohet gënjeshtra e sauditëve për sulmin në stadiumin e Sanaa

Pas pretendimeve të koalicionit agresor të Arabisë Saudite për ekzistencën e armatimeve në një stadium në Sana dhe bombardimin e këtij stadiumi, mediat jemenase kanë shkuar menjëherë pas bombardimeve në këtë stadium dhe kanë raportuar se nuk ekzistojnë kurrfarë armatime në këtë qendër sportive të kryeqytetit të Jemenit.

Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite të premten (sot) në orët e para të mëngjesit kanë bombarduar rajone të ndryshme në Sana duke përfshirë edhe stadiumin sportiv që ndodhen në veri të kryeqytetit të Jemenit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Nasrudin Amer, përfaqësuesi i ministrit për informim të Jemenit, pas sulmit të koalicionit saudit në stadiumin e Sanaas me pretendimin e ekzistencës së armatimeve në këtë qendër sportive, menjëherë ka ftuar të gjitha mediat e këtij vendi dhe ka kërkuar nga ato që të shkojnë në qendrën sportive “Al-Theovra të Sanaas për të vërtetuar se ekzistonin atje armatime apo jo. Mediat jemenase pasi kanë shkuar në stadiumin “Al-Theovra, kanë transmetuar filma dhe pamje të ndryshme ku tregohet se në këtë stadium nuk ekzistonin kurrfarë lloje të pajisjeve ushtarake ose armatimeve.

Ministria e Rinisë dhe Sportit të Jemenit gjithashtu ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka përgënjeshtruar në mënyrë të prerë të gjitha pretendimet e mediave të varura për shtetet agresore në lidhje me ekzistencën e armatimeve ose pajisjeve ushtarake në stadiumin e Sanaas dhe ka deklaruar: “ Sulmet dhe bombardimet në objektet dhe qendrat e infrastrukturës civile është shkelje e hapur e konventave ndërkombëtare të cilat e quajnë sulmin e kundër infrastrukturës civile krim”.

Njëkohësisht me këtë, Komiteti Olimpik i Jemenit menjëherë ka kërkuar nga Komiteti Ndërkombëtar Olimpik, nga institucionet ndërkombëtare sportive dhe nga KS i OKB që të marrin masa urgjente për të ndaluar sulmet kundër qendrave dhe infrastrukturës sportive të Jemenit.  

Ndërkohë kanali televiziv Al Alam ditën e remte ka raportuar se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë sulmuar spitalin “Al-Ulja” në Sana të Jemenit ku si pasojë janë shkaktuar dëme të mëdha në këtë spital dhe në objektet rreth tij. Burimet lokale në Jemen kanë njoftuar se të gjitha zonat që janë bombarduar ditëve të fundit nga koalicionit agresor i Arabisë Saudite kanë qenë objekte dhe vendbanime civile.