Grupet e rezistencës palestineze zhvillojnë manovër të përbashkët
Komanda e përbashkët e grupeve të rezistencës së Palestinës ka njoftuar për fillimin e manovrës së përbashkët e cila do të zhvillohet disa ditë në baza dhe në fusha trajnuese me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve të rezistencës së Palestinës.
Faqja informative Al Ahd njoftoi se në këtë manovër të përbashkët do të zhvilluar shumë aktivitete trajnues dhe aktivitete ushtarake për të shkëmbyer eksperiencat mes të gjitha grupeve të rezistencës për rritjen e koordinimit dhe njësimin e koncepteve dhe përshpejtimin në kryerjen e misioneve me precizitet sa më të lartë.
Komanda e përbashkët e grupeve të rezistencës së Palestinës ka theksuar se manovra ushtarake e përbashkët "Shtylla e Dytë e Ashpër" zhvillohet me qëllim të ngritjes së efikasitetit dhe gatishmërisë luftarake të grupeve të rezistencës për t'u përballur me sfidat dhe kërcënimet e ndryshme.
Nga ana tjetër, grupet e rezistencës së Palestinës në Rripin e Gazës kanë rënë dakord që në rast të dështimit të përpjekjeve të ndërmjetësuesve për ta detyruar regjimin sionist t'i zbatojë zotimet e veta në bazë të marrëveshjes së armëpushimit në Gaza duke përfshirë edhe rindërtimin e këtij rajoni dhe përmirësimin e kushteve ekonomike, forcat e rezistencës gradualisht do të shkojnë drejt ashpërsimit të veprimeve të tyre kundër regjimit sionist.