Regjimi sionist sulmon me raketa portin e Latakias në Siri
Dhjetor 28, 2021 12:14 Europe/Tirane
Burimet siriane të informimit kanë njoftuar për sulmin me raketa të regjimit sionist në portin Latakia të Sirisë.
Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se mbrojtja ajrore e ushtrisë së Sirisë i është kundërpërgjigjur këtij sulmi raketor të regjimit sionist. Këto raketa janë lëshuar nga avionët luftarakë izraelitë nga hapësira e Detit Mesdhe në perëndim të qytetit Latakia.
Si pasojë e këtij sulmi disa kontejnerë janë përfshirë nga zjarri në portin e Latakias. Disa ekipe të zjarrfikësve janë dërguar në vendin e ngjarjes për ta shuar zjarrin.
Regjimi sionist gjithnjë me qëllim të mbështetjes ndaj grupeve terroriste, sulmon pozicionet e ushtrisë dhe infrastrukturën e Sirisë.
Tags