Forcat sioniste sulmojnë qytetin Xhenin dhe arrestojnë anëtarët e rezistencës
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur disa shtëpi të qytetarëve palestinezë në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar disa anëtarë të lartë të rezistencës palestineze.
Kanali televiziv Al Menar njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të enjten) në mëngjes kanë sulmuar shtëpitë e ish-të burgosurve palestinezë Zijad Jasin Xharadet (70 vjeç), Tarik (42 vjeç) dhe Muhamed 37 (vjeç) dhe i kanë arrestuar ata.
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur edhe shtëpitë e disa anëtarëve të lëvizjes Xhihadi Islamik në qytetin Xhenin si Shejk Tarik Gha’dan, Khidr Adnan, Xhafer Izudin, Muhamed dhe Mahmud Shejbani dhe Muhamed Kasem Al-Arida në qytezën Arabe.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar qytete të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe kanë arrestuar 25 qytetarë palestinezë