Forcat sioniste sulmojnë qytetin Xhenin dhe arrestojnë anëtarët e rezistencës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119908-forcat_sioniste_sulmojnë_qytetin_xhenin_dhe_arrestojnë_anëtarët_e_rezistencës
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur disa shtëpi të qytetarëve palestinezë në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar disa anëtarë të lartë të rezistencës palestineze.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2021 13:31 Europe/Tirane
  • Forcat sioniste sulmojnë qytetin Xhenin dhe arrestojnë anëtarët e rezistencës

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur disa shtëpi të qytetarëve palestinezë në qytetin Xhenin në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar disa anëtarë të lartë të rezistencës palestineze.

Kanali televiziv Al Menar njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të enjten) në mëngjes kanë sulmuar shtëpitë e ish-të burgosurve palestinezë Zijad Jasin Xharadet (70 vjeç), Tarik (42 vjeç) dhe Muhamed 37 (vjeç) dhe i kanë arrestuar ata.

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur edhe shtëpitë e disa anëtarëve të lëvizjes Xhihadi Islamik në qytetin Xhenin si Shejk Tarik Gha’dan, Khidr Adnan, Xhafer Izudin, Muhamed dhe Mahmud Shejbani dhe Muhamed Kasem Al-Arida në qytezën Arabe.

Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu kanë sulmuar qytete të ndryshme në Bregun Perëndimor dhe kanë arrestuar 25 qytetarë palestinezë