Vriten 3 civilë sirianë nga sulmet artilerike të Turqisë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i119970-vriten_3_civilë_sirianë_nga_sulmet_artilerike_të_turqisë_në_siri
Burimet informative kanë raportuar për vrasjen e tre civilëve sirianë nga sulmet artilerike të ushtrisë së Turqisë kundër pjesës veriore të provincës Hasake të Sirisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 31, 2021 11:57 Europe/Tirane
  • Vriten 3 civilë sirianë nga sulmet artilerike të Turqisë në Siri

Burimet informative kanë raportuar për vrasjen e tre civilëve sirianë nga sulmet artilerike të ushtrisë së Turqisë kundër pjesës veriore të provincës Hasake të Sirisë.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se artileria e ushtrisë së Turqisë dhe mercenarët e saj kanë sulmuar qytezën Abu Rasin dhe fshatin Al-Asadije në veri të provincës Hasake në verilindje të Sirisë.

Në raportin e agjencisë së lajmeve SANA thuhet se nga këto sulme artilerike të ushtrisë së Turqisë janë vrarë tre civilë sirianë në mesin e tyre një grua dhe një fëmijë dhe janë plagosur disa të tjerë.

Ushtria e Turqisë me pretekst të luftës kundër terroristëve, për më shumë se dy vjet ka sulmuar disa pjesë në veri dhe verilindje të Sirisë dhe një grup i ushtarëve të Turqisë po vazhdojnë të qëndrojnë në këtë pjesë të territorit të Sirisë.