Martirizimi i tre besimtarëve në bombardimin e një xhamie në Sanaa
Një xhami u shënjestrua dhe tre besimtarë u vranë në një sulm ajror saudit në kryeqytetin e Jemenit.
Sipas rrjetit Al-Mayadin, avionët e ushtrisë saudite bombarduan kryeqytetin e Jemenit Sanaa këtë të dielë në mëngjes gjatë ezanit të mëngjesit. Në këtë sulm u shkatërrua një xhami dhe tre besimtarë ranë dëshmorë. Sulmi vjen pasi koalicioni saudit në mënyrë të përsëritur ka pretenduar se po sulmon vetëm bazat ushtarake. Avionët luftarakë sauditë bombarduan dy herë kryeqytetin e Jemenit Sanaa. Në këto dy sulme është shënjestruar lagjja e banimit “Asr” në zonën “Moin”. Gjithashtu, pesë persona u vranë dhe 12 të tjerë u plagosën në bombardimet e artilerisë saudite në zonën al-Rako dhe zona të tjera të provincës Saada pranë kufirit saudit. Gjatë 24 orëve të fundit, avionët luftarakë sauditë kanë bombarduar 39 herë tre provinca të Jemenit. Qyteti Asilan në provincën Shabva është bombarduar 19 herë, qyteti Al-Vadi në provincën Marib gjashtë herë, qytetet Sarvah dhe Al-Xhubah nga tre herë secili, në provincën Saada qyteti Kataf shtatë herë dhe qyteti i Al-Zahir katër herë.