Regjimi sionist ndryshon qëndrim ndaj marrëveshjes bërthamore?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i120278-regjimi_sionist_ndryshon_qëndrim_ndaj_marrëveshjes_bërthamore
Shefi i inteligjencës ushtarake të regjimit sionist pretendon se një marrëveshje bërthamore e rivendosur me Iranin do të ishte më e mirë se bisedimet e dështuara në Vjenë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2022 12:59 Europe/Tirane
  • Regjimi sionist ndryshon qëndrim ndaj marrëveshjes bërthamore?

Shefi i inteligjencës ushtarake të regjimit sionist pretendon se një marrëveshje bërthamore e rivendosur me Iranin do të ishte më e mirë se bisedimet e dështuara në Vjenë.

Gjeneralmajor Aharon Haliva, shefi i inteligjencës së IDF, u tha ministrave në kabinetin e sigurisë të Naftali Bennett se një marrëveshje me Iranin do të rriste sigurinë mbi kufijtë e aktiviteteve bërthamore të Teheranit dhe do ta poziciononte më mirë Izraelin përballë një përshkallëzimi të mundshëm. Sipas The Times of Israel, gjenerali Haliva i tha kabinetit të sigurisë së Bennett se do të ishte më mirë që Izraeli të arrinte një marrëveshje për të frenuar programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimit të sanksioneve. Këto deklarata të shefit të inteligjencës së IDF duket se bien ndesh me qëndrimin e qeverisë së Naftali Bennett se dështimi i bisedimeve në Vjenë është më mirë se çdo gjë. Ai tha gjithashtu se një rifillim i marrëveshjes së vitit 2015 do t'i jepte Izraelit më shumë kohë për t'u përgatitur për skenarë të ndryshëm të përshkallëzimit të tensioneve me Iranin dhe se qeveria izraelite do të ishte në një pozicion më të mirë për t'u përgatitur për mundësi të tilla. Faqja e lajmeve Walla shtoi se forcat ushtarake izraelite refuzuan të komentojnë deklaratat. Qeveria izraelite kishte kundërshtuar me forcë bisedimet për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, por javët e fundit zyrtarët e regjimit sionist kanë sinjalizuar një ndryshim drejt pranimit të një marrëveshjeje në një formë ose në një tjetër.