Xhihadi Islamik: Krimi i sionistëve nuk mbetet pa përgjigje
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i120320-xhihadi_islamik_krimi_i_sionistëve_nuk_mbetet_pa_përgjigje
Duke reaguar ndaj martirizimit të dy të rinjve palestinezë, zëdhënësi i lëvizjes Xhihadi Islamik theksoi se krimet e regjimit pushtues dhe kolonëve sionistë kundër popullit palestinez nuk do të mbeten pa përgjigje.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 07, 2022 08:17 Europe/Tirane
  • Xhihadi Islamik: Krimi i sionistëve nuk mbetet pa përgjigje

Duke reaguar ndaj martirizimit të dy të rinjve palestinezë, zëdhënësi i lëvizjes Xhihadi Islamik theksoi se krimet e regjimit pushtues dhe kolonëve sionistë kundër popullit palestinez nuk do të mbeten pa përgjigje.

Sipas raportit të faqes së lajmeve Palestine Today; Tariq Izz al-Din, zëdhënës i lëvizjes së Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor, shprehu ngushëllimet e tij për martirizimin e dy të rinjve palestinezë nga sionistët dhe deklaroi: Vazhdimi i të gjitha llojeve dhe formave të rezistencës, veçanërisht i rezistencës së armatosur, do të jetë një përgjigje reale dhe e natyrshme ndaj krimeve të pushtuesve dhe kolonëve sionistë. Zyrtari i lartë i Xhihadit Islamik shtoi se terrorizmi sionist duhet të ekspozohet në botë dhe gjaku i dëshmorëve do të ndriçojë rrugën e njerëzve të lirë të kombit palestinez:  Rritja e gatishmërisë publike në Bregun Perëndimor dhe Kodsin e pushtuar dhe adoptimi i një qasjeje rezistence kundër trupave të regjimit pushtues dhe kolonëve sionistë tregon se populli palestinez do të vazhdojë luftën e tij me çdo kusht. Të enjten në mëngjes, Bakir Hashash, një palestinez 21-vjeçar, u qëllua për vdekje nga militantët sionistë në kampin Balata në Nablus. Në të njëjtën kohë, një tjetër palestinez 25-vjeçar, Mustafa Yassin Fatna, ishte rrugës për në punë në Bregun Perëndimor, kur u ndoq nga një kolonist sionist dhe ra dëshmor.