Deputeti libanez: SHBA bllokon nxjerrjen e naftës dhe gazit libanez
Një deputet libanez thotë: Shtetet e Bashkuara për arsye politike po bllokojnë nxjerrjen e naftës dhe gazit nga Libani.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Anatolian të hënën, "Hussein Al-Haj Hassan", një deputet i fraksionit "Besnik ndaj Rezistencës" i lidhur me Hezbollahun libanez, në një takim me zyrtarë të zyrave dhe institucioneve publike në provincën Baalbek Al-Hermal tha: Aktualisht ne jemi në një situatë të vështirë për arsye të brendshme që lidhen me politikën e varur ekonomike si dhe për kushtet e jashtme që lidhen me sanksionet dhe embargon. Al-Haj Hassan tha se Libani do të përballej me krizën më të keqe ekonomike në historinë e tij. Që dy vjet më parë pas rënies së monedhës kombëtare (lira) dhe mungesës së ilaçeve, karburantit dhe mallrave të tjera bazë, Libani po përjeton një situatë tepër të rëndë dhe nxjerrja e naftës do ta lejonte Libanin të zgjidhë shumë nga problemet e veta. Alhaj Hasani gjithashtu ka thënë: Problemi më i madh që ndikon në situatën ekonomike të vendit është problemi i energjisë elektrike. Libani prej muajsh vuan nga një krizë e rëndë, veçanërisht në sektorin e energjisë për shkak të mungesës së karburantit, gjë që ka çuar në ndërprerje të gjata të energjisë elektrike në shtëpitë e banimit dhe institucionet qeveritare si pasojë e mungesës së madhe të termocentraleve. Kriza e karburanteve është një nga pasojat më të spikatura të krizës së rëndë ekonomike me të cilën po përballet Libani që nga fundi i vitit 2019 për shkak të kolapsit financiar dhe mungesës së këmbimit valutor të mjaftueshëm për të importuar mallra bazë si karburantet dhe ilaçet.