Çfarë tregon gafa e Riadit?
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i120566-Çfarë_tregon_gafa_e_riadit
Gjenerali Turki al Maliki, zëdhënësi i koalicionit agresor saudit doli në TV për të transmetuar fragmente nga një dokumentar i filmuar në Irak në vitin 2009, përpara se t'i përshkruante ato si "raketa të bëra në Iran për Ansarallahun e Jemenit"!
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Çfarë tregon gafa e Riadit?

Gjenerali Turki al Maliki, zëdhënësi i koalicionit agresor saudit doli në TV për të transmetuar fragmente nga një dokumentar i filmuar në Irak në vitin 2009, përpara se t'i përshkruante ato si "raketa të bëra në Iran për Ansarallahun e Jemenit"!

Ai me këtë pretekst kërcënoi se Arabia Saudite do të sulmojë portin kryesor të Jemenit al-Hudejda. Fakti që në fund të shtatë viteve të luftës, koalicioni saudit fillon të gërmojë në arkivat e Hollivudit për gjetur prova për të nisur një betejë të porteve, dhe e bën këtë me koston e kredisë së vogël që i ka mbetur, dëshmon se çështja është urgjente. Të dielën, kanali Tv al Massirah komentoi në një raport mbi skandalin mediatik: koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite "vodhi" pjesë nga një dokumentar mbi Irakun, i filmuar në studiot e Hollivudit në vitin 2009 në një përpjekje për të "akuzuar forcat e mbrojtjes jemenase për "militarizimin" e qytetit port të Jemenit dhe për t'a goditur atë. Skenat për të cilat al-Maliki tha se tregonin depot e raketave në Hudejda janë marrë nga dokumentari "Severe Clear", i xhiruar në vitin 2003, pikërisht në fillimin e pushtimit të SHBA-së në Irak. Ky skandal i nënshkruar nga zëdhënësi i koalicionit agresor saudit duhet të jetë i mjaftueshëm që Turki al Maliki të përkulet si paraardhësit e tij dhe të zbehet përgjithmonë në horizont, tha kanali duke cituar Abdul Malik al-Ajri, anëtar i ekipit negociator të qeverisë Sanaas. Por cila është kjo urgjencë që e shtyu Riadin të rrezikonte të ekspozohej kaq çmendurisht? Një javë më parë, forcat jemenase kapën në Ain Issa, një port strategjik i vendosur në Detin e Kuq, anijen "Rawabi", një anije që Riadi dhe sponsorët e tij e prezantuan si një "anije mallrash me medikamente" për "ushtarë të plagosur në Xhizan”, por ngarkesa e saj e filmuar dhe e ri-filmuar nga Al Massirah, tregoi se ishte një bazë ushtarake lundruese si për transportin e logjistikës, ashtu edhe për mbledhjen e inteligjencës, dhe i përket jo aq shumë Emirateve, siç pretendohet, por izraelitëve. Shumë analistë do të argumentonin se duhet të kishte diçka në bordin e anijes Rawabi për kampin agresor, aq gjerësisht i njohur me aftësitë balistike dhe të dronëve të Ansarallahut, për të filluar të luante me zjarrin. Diçka mbi të cilën Rezistenca kishte vendosur të kryejë një operacion spektakolar detar, në të cilin ajo ruan sekretin më të madh. Pra, menjëherë pas kapjes së anijes Rawabi, dhoma e kompjuterit e së cilës ishte e mbushur me të dhëna të ndjeshme, të regjistruara në disqe të ngurta dhe për të cilat rrjedhjet thonë se vinin nga muajt e spiunimit të oficerëve "Seal" të Britanisë në thellësi të detit të Kuq, Ansarallah sulmoi mbrëmë me raketa balistike në shtabin e mercenarëve kaidistë të Ben Zayed në lindje të qytetit Atak. Por ky është vetëm një prelud dhe duke gjykuar nga të dhënat, pjesa më e madhe e betejës do të duhet të zhvillohet së shpejti në Bab el Mandeb ku Ansarallah kapi anijen Rawabi pikërisht për të vendosur një kurth për Riadin, për sponsorët e tij anglo-saksonë dhe më pas padyshim për Izraelin, i cili prej gjashtë vitesh vepron në Detin e Kuq nën maskën e Emirateve. A po përgatit Ansarallah konfiskime të mëtejshme, këtë herë në lidhje me anijet izraelite që ankorohen në ishullin jemenas Mayyun, pranë ngushticës Bab el-Mandeb? E mundshme. Do të ishte edhe më befasuese nëse Ansarallah do të bëhej mjeshtër i operacioneve hibride dron-raketë në mes të Detit të Kuq, detit më të frekuentuar në botë nga izraelitët dhe amerikanët.