Palestina dënon heshtjen ndërkombëtare përball krimeve të Tel Avivit
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës në një deklaratë, ka dënuar heshtjen ndërkombëtare përball krimeve të regjimit sionist dhe ka theksuar se regjimi i Tel Avivit me këto veprime synon të forcojë Aparteidin.
Gazeta "Ra'jul-Jeum" njoftoi se Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës sot në një deklaratë, ka deklaruar: "Heshtja ndërkombëtare dhe amerikane ndaj zgjerimit të kolonive sioniste dhe hebraizimit të gjerë të territoreve palestineze dhe Kodsit, nuk respekton rrugëzgjidhjen me dy shtete. Regjimi sionist po garon me kohën për zbatimin e planeve për ndërtimin e kolonive sioniste të tij në territoret e Palestinës dhe ka krijuar ndryshime të mëdha në realitetin historik dhe legjitime ekzistues në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë në mënyrë që të mbyllë të gjitha portat për çfarë rasti për krijimin e shtetit të pavarur të Palestinës me kryeqytet Kodsin e shenjtë. Këto plane për zgjerimin e kolonive sioniste përfshinë një zonë të gjerë dhe kryesisht janë përqendruar në Kodsin Lindor dhe në zonat rreth tij me qëllim që të krijojnë një mur të madh të kolonive sioniste që ndajnë Kodsin nga ambienti i tij palestinez dhe lagjet e Kodsit të shndërrohen në "ishuj" të cilat nuk kanë kurrfarë lidhje mes vete".
Ministria e Punëve të Jashtme të Palestinës ka kërkuar nga Bashkësia Ndërkombëtare të ushtrojë presion mbi regjimin sionist për të ndërprerë të gjitha veprimet dhe planet për zgjerimin e kolonive sioniste në territoret e Palestinës.