Amerika ndërhyn drejtpërdrejtë në Marib të Jemenit
Një gazetë libaneze ka njoftuar për ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake të Amerikës në betejën e Maribit me qëllim që të shpëtojë shtetet e koalicionit agresor të Arabisë Saudite nga disfata më e thellë në këtë provincë të Jemenit.
Gazeta libaneze "Al-Akhbar" sot (të hënën) në një raport të saj, ka shkruar: "Amerika e cila deri më tani ishte e pranishme në mënyrë jo të drejtpërdrejtë në luftën e Jemenit, tani kur beteja për qytetin Marib ka hy në një fazë përcaktuese, në mënyrë të drejtpërdrejt me forcat e saj ky hy në këtë fushëbetejë në mënyrë që ndoshta do të mund të shpëtojë aleatët e saj me në krye Arabinë Saudite nga disfata më e thellë në këtë luftë".
Kanali informativ "Al-Hurreh" duke cituar një funksionar të Pentagonit, ka njoftuar se forcat speciale të Amerikës po marrin pjesë në fushëbetejat aktuale në Jemen për të mbështetur koalicionin agresor të Arabisë Saudite.
Amerika para se të vjen në pushtet Joe Biden, ka pohuar pjesëmarrjen e vet jo të drejtpërdrejtë në luftën e Jemenit.
Sipas ekspertëve, aktualisht pjesëmarrja e drejtpërdrejt e Amerikës në luftën kundër Jemenit tregon qartë dështimin e qeverisë aktuale të Amerikës ashtu si atë të qeverive të mëparshme për ta mposhtur vullnetin e negociatorëve jemenas pavarësisht të gjitha presionet që ka ushtruar gjatë muajve të fundit.
Sipas këtij burimi, regjimi sionist gjithashtu nuk është larg nga kjo llogaritje në atë mënyrë që qendra hulumtuese për sigurinë e brendshme të regjimit sionist në rekomandimet e saj më të fundit, ka deklaruar se ndihmat e Izraelit për regjimin Al Saud në luftën e Jemenit duhet të mbesin sekrete.