Forcat ushtarake sionist plagosin 28 palestinezë në Bregun Perëndimor
Në sulmin e forcave ushtarake të regjimit sionist në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë janë plagosur me dhjetëra palestinezë.
Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se Gjysmëhëna e Kuqe e Palestinës ka deklaruar se forcat ushtarake të regjimit sionist të hënën në mbrëmje kanë sulmuar qytezën Barghe në veriperëndim të qytetit Nablos dhe janë përleshur me të rinjtë palestinezë dhe si pasojë e këtij sulmi të forcave sioniste, janë plagosur 20 persona.
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve palestinezë të cilët kërkonin largimin e forcave sioniste nga kjo qytezë.
Gjithashtu në qytezën Bejta në jug të Nablosit, gjatë përleshjeve mes forcave ushtarake sioniste dhe palestinezëve janë plagosur 8 palestinezë.