Ushtria jemenase lëshon raketa në pozicionet e mercenarëve të Emirateve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121080-ushtria_jemenase_lëshon_raketa_në_pozicionet_e_mercenarëve_të_emirateve
Ushtria jemenase thotë se ka lëshuar dy raketa balistike ndaj mercenarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në jug të Jemenit, duke i penguar ata që të avancojnë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 20, 2022 03:41 Europe/Tirane
  • Ushtria jemenase lëshon raketa në pozicionet e mercenarëve të Emirateve

Ushtria jemenase thotë se ka lëshuar dy raketa balistike ndaj mercenarëve të Emirateve të Bashkuara Arabe në jug të Jemenit, duke i penguar ata që të avancojnë.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gjeneral brigade Jahja Sari, zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit, në një deklaratë të mërkurën në mbrëmje njoftoi se një raketë kishte goditur pozicionet e mercenarëve të Emirateve dhe se një numër i madh i tyre ishin vrarë. Ky zëdhënës i Forcave të Armatosura të Jemenit tha se ushtria jemenase kishte mundur të parandalonte elementët e ISIS dhe mercenarët nga Emiratet e Bashkuara Arabe që të përparonin drejt pozicioneve të forcave të Sanaas në dy qytetet Harib dhe Ain, pavarësisht mbështetjes së fortë ajrore të koalicionit agresor. Jahja më tej theksoi: Armikut iu shkaktuan dëme të rënda, me më shumë se 50 të vrarë dhe të plagosur, si dhe u shkatërruan një numër i automjeteve dhe makinerive të tyre të blinduara. Sari shtoi se njësia raketore jemenase gjithashtu ka qenë në gjendje të godiste pikat qendrore të armikut me dy raketa balistike, duke vrarë dhe plagosur shumë armiq. Sulmi erdhi pasi mediat e Emirateve raportuan të hënën se Sanaa ishte shënjestruar nga dronët pas paralajmërimeve të përsëritura nga Sanaa për Abu Dhabin, për ndërhyrje në punët e brendshme të Jemenit dhe përpjekje për të përshkallëzuar tensionet në vend.