Turqia vazhdon arrestimin e anëtarëve të dyshuar për lidhje me Gylen
Rojet kufitare në Edirne kapën 3 persona që tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi
Kanali televiziv TRT i Turqisë ka njoftuar se prokuroria e Ankarasë më parë kishte lëshuar urdhrin për arrestimin e 78 personave të dyshuar për lidhje me organizatën e Gylen.
Operacionet e forcave të sigurisë dje (të premten kanë filluar operacionet njëkohësisht në 28 provinca të Turqisë për arrestimin e personave të dyshuar. Në mesin e këtyre personave gjenden edhe funksionarë të lartë të pushtetit lokal, të forcave të sigurisë dhe oficerë të lartë të ushtrisë.
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë njoftoi se janë kapur 3 anëtarë të Organizatës Terroriste FETO të cilët po tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës së ministrisë, rojet kufitare në Edirne kapën 3 persona që tentonin të kalonin ilegalisht nga Turqia në Greqi.
Është konstatuar se këta persona ishin anëtarë të organizatës terroriste FETO.