Forcat sioniste shkatërrojnë shtëpitë e palestinezëve në fshatin Al-Arakib
Forcat ushtarake të regjimit sionist përsëri kanë shkatërruar shtëpi të tjera të palestinezëve në fshatin Al-Arakib në rajonin Al-Naghab të pushtuar.
Qendra për informim e Palestinës ka njoftuar një numër i madh i forcave ushtarake të regjimit sionist sot (të martën) me disa buldozerë kanë shkatërruar tendat dhe shtëpitë e palestinezëve në fshatin Al-Arakib në territoret e pushtuara të Palestinës.
Vlen të theksohet se që nga viti 200 e deri më tani ky fshat 197 herë është për sulmuar dhe shkatërruar nga forcat ushtarake të regjimit sionist, mirëpo banorët palestinezë të këtij fshati në kurrfarë rrethanash nuk janë larguar nga vendbanimet e tyre dhe çdo herë po ndërtojnë përsëri shtëpitë e tyre. Ky fshat vetëm gjatë vitit 2021, 14 herë është sulmuar dhe shkatërruar nga forcat ushtarake të regjimit sionist. Shumë prej banorëve të këtij fshat pas shkatërrimit të shtëpive të tyre, po jetojnë nëpër tenda pavarësisht stinës së dimrit të ftohtë në këtë rajon.