Mokteda Sadr thekson unitetin e subjekteve politike irakiane
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121366-mokteda_sadr_thekson_unitetin_e_subjekteve_politike_irakiane
Lideri i lëvizjes Sadr të Irakut ka theksuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe krijimin e unitetit mes subjekteve politike dhe grupeve irakiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2022 12:40 Europe/Tirane
  • Mokteda Sadr thekson unitetin e subjekteve politike irakiane

Lideri i lëvizjes Sadr të Irakut ka theksuar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe krijimin e unitetit mes subjekteve politike dhe grupeve irakiane.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Mokteda Sadr, lideri i lëvizjes Sadr të Irakut, ditën e martë, deklaroi: "Lëvizja Sadr vazhdon t'u japë përparësi interesave publike ndaj atyre personale. Në ato mesazhe të publikuara në Twitter, të gjithë i kam ftuar t'i nënshtrohen dhe të ndjekin vendimet e autoriteteve fetare, autoriteteve qendrore dhe të gjithë të respektojnë vendimet dhe urdhëresat e mara nga autoritet e larta".

Lideri i lëvizjes Sadr në vazhdim theksoi rëndësinë e rolit të organizatës së mobilizimit vullnetar popullor "Hashd Sha'bi" të Irakut dhe ripërtëritjen e kredibilitetit dhe pozitës së kësaj force dhe tha: "Shumë prej armiqve po bëjnë përpjekje të njollosin dhe t'i heqin kredibilitetin e forcave të Hashd Sha'bi, prandaj ne duhet të marrim qëndrim të prerë ndaj këtyre përpjekjeve".

Vlen të theksohet se pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve të fundit parlamentare të Irakut, subjektet politike të pakënaqura me rezultatin e zgjedhjeve, kanë deklaruar se për hir të ruajtur interesat kombëtare të vendit do të heqin dorë nga e drejta e tyre dhe do të ulën e të bisedojnë me subjektet politike për të formuar kabinetin qeveritar dhe në fund do të formohet qeveria e pajtimit kombëtar ose marrëveshjes politike në vend.