Presidenti izraelit viziton Emiratet e Bashkuara Arabe/reagon Hamas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121656-presidenti_izraelit_viziton_emiratet_e_bashkuara_arabe_reagon_hamas
Presidenti i regjimit sionist ka shkuar për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 30, 2022 10:10 Europe/Tirane
  • Presidenti izraelit viziton Emiratet e Bashkuara Arabe/reagon Hamas

Presidenti i regjimit sionist ka shkuar për një vizitë zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Is’hak Herzog, presidenti i regjimit sionist, sot (të dielën) ka arritur në Abu Dhabi dhe është pritur nga Muhamed bin Zajed, princi i kurorës së Abu Dhabit.

Herzog në një mesazh të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Me ftesën personale të Sheik Muhamed bin Zajed, princit të kurorës, do të takohem me udhëheqjen e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kanali televiziv Al Arabija njoftoi se zyra e presidentit izraelit Is’hak Herzog në lidhje me vizitën e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe, në një deklaratë për media, ka deklaruar: “Herzog ka shkuar në EBA për të forcuar marrëdhëniet e Tel Avivit me vendet arabe të Gjirit Persik duke marrë parasysh tensionet në rajon dhe përpjekjet e fuqive botërore për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore”.

Ndërkohë Lëvizja e Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) sot ka lëshuar një deklaratë në reagim ndaj kësaj vizite në të cilën ka deklaruar: “Mirëpritja e krerëve të armikut sionist në kryeqytetet e shteteve arabe dhe islame, konsiderohet shpërblim për regjimin pushtues sionist dhe inkurajimin e regjimit të Tel Avivit për të kryer më shumë krime kundër popullit palestinez. Për fat të keq vizita e Herzog në Abu Dhabi bëhet nën hijen e intensifikimit të sulmeve të regjimit sionist kundër popullit palestinez duke vrarë dhe burgosur palestinezët. Këto vizita të kompromisit me regjimin sionist vetëm sa inkurajojnë këtë regjim për të kryer më shumë krime kundër popullit palestinez”.