Arabia Saudite arreston një tjetër personalitet të shquar fetar shiit
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121762-arabia_saudite_arreston_një_tjetër_personalitet_të_shquar_fetar_shiit
Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite kanë arrestuar një tjetër figurë të njohur fetare të myslimanëve shiitë në këtë vend.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2022 16:17 Europe/Tirane
  • Arabia Saudite arreston një tjetër personalitet të shquar fetar shiit

Forcat e sigurisë së Arabisë Saudite kanë arrestuar një tjetër figurë të njohur fetare të myslimanëve shiitë në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se forcat e sigurisë së Arabisë Saudite sot kanë arrestuar Shejkh Kadhim Al-Umri, një prej personaliteteve të njohura të myslimanëve shiitë në qytetin e Medinës.

Sipas burimeve informative të Arabisë Saudite, Shejkh Kadhim Al-Umri, është djali i Ajetullah Muhamed Al-Umri dhe përfaqësues i Ajetullah Sistani në qytetin e Medinës i cili ishte arrestuar gjithashtu edhe në vitin 2010. Akoma nuk janë publikuar arsyet e arrestimit përsëri të këtij personaliteti fetar dhe autoritetet saudite nuk kanë dhënë kurrfarë shpjegimi për këtë veprim.  

Shejkh Abdulatif Al-Naser është një tjetër figurë e shquar fetare shiite i cili po mbahet i arrestuar që nga qershori i vitit 2019 nga autoritetet saudite dhe ai është dënuar me tetë vite burg. Ai ishte arrestuar kur ishte duke udhëtuar së bashku me familjen drejt Bahrejnit dhe po kalonte mbi urën "Mbreti Fahd" mes të dy vendeve dhe tani pas dy vite e gjysmë autoritetet saudite i kanë shqiptuar dënimin me burg.

Autoritetet e Arabisë Saudite përveç personaliteteve fetare shiite, por arrestojnë vazhdimisht edhe çdo aktivistë të të drejtave të njeriut në këtë vend.