Forcat ushtarake sioniste arrestuan 35 palestinezë në Bregun Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i121764-forcat_ushtarake_sioniste_arrestuan_35_palestinezë_në_bregun_perëndimor
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar me dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2022 16:22 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake sioniste arrestuan 35 palestinezë në Bregun Perëndimor

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë arrestuar me dhjetëra palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot në mëngjes kanë sulmuar dhe bastisur kampin e refugjatëve Al-Ma'ri në qytetin Ramallhah në Bregun Perëndimor dhe kanë arrestuar të paktën 35 qytetarë palestinezë.

Gjatë këtyre bastisjeve dhe arrestimeve të gjera kanë shpërthyer edhe përleshjen të dhunshme mes palestinezëve dhe forcave ushtarake të regjimit sionist gjatë të cilave janë plagosur disa palestinezë.

Ditën e hënë gjithashtu forcat ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar dhe bastisur rajone të ndryshme në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë dhe kanë arrestuar disa palestinezë.