Ushtria e Irakut sulmon vendstrehimet e terroristëve të ISIS
Avionët luftarakë të Irakut njëkohësisht me operacionet tokësore të ushtrisë së këtij vendi, kanë sulmuar pozicionet dhe vendstrehimet e terroristëve të ISIS.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Jahja Resul, zëdhënësi i komandës së përgjithshme të forcave të armatosura të Irakut, sot (të enjten) ka njoftuar për operacionet e ushtrisë së Irakut në përndjekjen e terroristëve të grupit ISIS dhe ka thënë se forcat ajrore të Irakut u kanë dhënë goditje të fortë terroristëve të ISIS në provincën Salahudin në veri të Bagdadit.
Gjeneral Resul shtoi: "Në këtë operacion janë vrarë edhe dy terrorist snajperist të cilët synonin të godasin forcat e sigurisë së Irakut".
Forcat e ushtrisë së Irakut gjithashtu sot në mëngjes gjithashtu kanë shkatërruar një grup të terroristëve të ISIS i cili kishte tentuar të kryejë sulme kamikaze kundër forcave ushtarake të Irakut.