Hamas: Naftaly Bennett përgjegjës për dhënë dhe sulmet kundër palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122522-hamas_naftaly_bennett_përgjegjës_për_dhënë_dhe_sulmet_kundër_palestinezëve
Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) duke shprehur keqardhje nga mirëpritja e Bahrejnit për kryeministrin e regjimit sionist, deklaroi se Naftaly Bennett është përgjegjës për politikën e dhunës kolektive kundër Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 15, 2022 11:40 Europe/Tirane
  • Hamas: Naftaly Bennett përgjegjës për dhënë dhe sulmet kundër palestinezëve

Zëdhënësi i Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) duke shprehur keqardhje nga mirëpritja e Bahrejnit për kryeministrin e regjimit sionist, deklaroi se Naftaly Bennett është përgjegjës për politikën e dhunës kolektive kundër Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Fouzi Barhum, zëdhënësi i Hamas, ka thënë: “Naftaly Bennett, kryeministri i regjimit sionist është shkaktar për dëbimin me dhunë të palestinezëve, për zgjerimin e kolonive sioniste dhe për politikën raciste kundër popullin të Palestinës”.

Sipas këtij burimi, Fouzi Barhum duke kundërshtuar ashpër udhëtimin e funksionarëve të regjimit sionist në disa kryeqytete të shteteve arabe, ka thënë: “Këto veprime nuk i japin legjitimitet regjimit Aparteid të Tel Avivit, por do ta fusin në një siguri edhe më të thellë rajonin i cili akoma po përballet me projektin kolonialist të sionistëve. Qëndrimet e popullit të Bahrejnit që refuzon normalizimin e marrëdhënieve me regjimin pushtues sionist dhe që mbështet të drejtat e popullit të Palestinës janë për t’u lavdëruar. Palestina kërkon nga shtetet që bëjnë kompromis me regjimin sionist që të hiqen nga rruga e gabuar që po ndjekin”.

Edhe më parë lëvizja Xhihadi Islamik i Palestinës ka dënuar vizitën e kryeministrit izraelit në Bahrejn dhe ka kërkuar nga të gjithë popujt myslimanë që të rezistojnë përball normalizimit të marrëdhënieve të disa shteteve arabe me regjimin pushtues sionist.

Vlen të theksohet se Naftaly Bennet, kryeministri i regjimit sionist, sot (të martën) zhvillon një vizitë njëditore në Bahrejn dhe takohet me mbretin e Bahrejnit, Hamad bin Isa Ale Khalife.