Të burgosurit palestinezë kërcënojnë se do t’i vënë zjarrin burgjeve sioniste
Të burgosurit palestinezë kanë publikuar një mesazh me ton të ashpër për regjimin sionist dhe ka deklaruar se tensionet kanë arritur deri në nivel të vënies së zjarrit në qeli dhe në sektorë të ndryshëm të burgjeve dhe hyrjes në grevë urie.
Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se lëvizja “Al-Esir” që është përgjegjëse për trajtimin e çështjeve të të burgosurve palestinezë sot (të enjten) ka deklaruar: “Burgjet e regjimit sionist po përballen me shtimin e tensioneve në mënyrë të paparë që për një kohë shumë të gjatë nuk është parë një situatë e tillë dhe të burgosurit palestinezë nesër (të premten) e kanë shpallur “Ditë e Irritimit” kundër vendimeve të autoriteteve të burgjeve sionist. Autoritetet e burgjeve të regjimit sionist kanë kufizuar edhe daljen në ajër të pastër për të burgosurit palestinezë dhe nuk po lejojnë të burgosurit palestinezë të takohen me njëri-tjetrin. Të burgosurit palestinezë janë kufizuar në masë shumë të madhe për të dalë nga qelitë e tyre dhe nuk lejohen të qëndrojnë në grupe”.
Edhe të burgosurit palestinezë anëtarë të Lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës në burgjet e regjimit sionist të shtunën e kaluar kanë kërkuar fillimin e luftës “Rebelim kundër autoriteteve të burgjeve të regjimit sionist” dhe kanë theksuar se ky veprim është në kuadër të fillimit të Intifadës së Madhe.