Sionistët sulmojnë sërish lagjen Sheikh Jarrah
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122660-sionistët_sulmojnë_sërish_lagjen_sheikh_jarrah
Trupat e regjimit pushtues sionist sulmuan sërish lagjen “Sheikh Jarrah” në Kodsin e pushtuar.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 18, 2022 07:16 Europe/Tirane
  • Sionistët sulmojnë sërish lagjen Sheikh Jarrah

Trupat e regjimit pushtues sionist sulmuan sërish lagjen “Sheikh Jarrah” në Kodsin e pushtuar.

Lagjja Sheikh Jarrah në Kodsin e pushtuar ditët e fundit ka qenë dëshmitare e sulmeve të gjera ndaj palestinezëve nga kolonët dhe ushtria okupuese sioniste. Dhjetëra familje palestineze që jetojnë në lagje janë në rrezik për shkak të mundësisë së zhvendosjes me forcë nga regjimi sionist. Sipas Agjencisë së Radios dhe Televizionit, forcat e regjimit sionist janë përleshur me palestinezët pasi kanë sulmuar lagjen “Sheikh Jarrah” që ndodhet në Kodsin e pushtuar. Në një intervistë për mediat, banorët e “Sheikh Jarrah” theksuan se janë të gatshëm të japin jetën për mbrojtjen e tokës së tyre. Mohammad Hamadeh, zëdhënës i Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze të Hamasit në Kodsin e pushtuar, në përgjigje të sulmeve të militantëve sionistë dhe kolonëve në lagjen Sheikh Jarrah tha se sulmi i kolonëve sionistë ndaj palestinezëve në lagjen Sheikh Jarrah ishte një shkelje e qartë dhe se loja me zjarrin në Kods është e rrezikshme, sepse e gjithë Palestina do të ndizet me të gjitha forcat për të mbrojtur Kodsin. Vendimi i regjimit sionist për të dëbuar banorët e kësaj lagje ka sjellë një valë dënimesh dhe kritikash ndërkombëtare. Aktualisht, të paktën 28 ​​familje palestineze në lagjen Sheikh Jarrah janë në rrezik të zhvendosjes dhe humbjes së shtëpive.