Grupet palestineze reagojnë ndaj vendimit armiqësor të Australisë ndaj Hamas
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122678-grupet_palestineze_reagojnë_ndaj_vendimit_armiqësor_të_australisë_ndaj_hamas
Grupet palestineze kanë dënuar vendimin armiqësor të qeverisë së Australisë në lidhje me vendosjen e emrit të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në listën e terrorizmit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 18, 2022 15:46 Europe/Tirane
  • Grupet palestineze reagojnë ndaj vendimit armiqësor të Australisë ndaj Hamas

Grupet palestineze kanë dënuar vendimin armiqësor të qeverisë së Australisë në lidhje me vendosjen e emrit të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas) në listën e terrorizmit.

Karen Anderuz, ministrja e brendshme të Australisë, ka njoftuar për vendimin e qeverisë së këtij vendi për ta shpallur terroriste të gjitha strukturat e Hamas. Australia ka vendosur në listën e organizatave terroriste të gjitha strukturat e Hamasit në kohën kur më parë kishte vendosur vetëm degën ushtarake të Hamas në listën e organizatave terroriste.

Qendra palestineze për informim njoftoi se Khalid Al-Batsh, anëtar i zyrës politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), ka dënuar këtë vendim të qeverisë së Australisë dhe e ka quajtur atë një vendim të padrejtë dhe në përputhje me aspiratat e armikut sionist kundër rezistencës së popullit të Palestinës përball regjimit pushtues sionist.

Al-Batsh duke thënë se ky vendim i qeverisë së Australisë krijon kushte të përshtatshme për armikun sionist për të shtuar agresionin dhe sulmet e veta kundër popullit të Palestinës dhe për të shkelë më shumë ligjet dhe konventat ndërkombëtare, theksoi: “Ky veprim i Australisë është përpjekje për të mbuluar krimet e pushtuesve sionist, sidomos në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe në lagjen Shejkh Xharah në Kodsin e pushtuar”.

Komiteti i rezistencës popullore të Palestinës gjithashtu e ka quajtur të njëanshëm vendimin e qeverisë së Australisë në mbështetje ndaj armikut sionist dhe ndaj politikave të tij, ndërsa ka thënë: “Qeveria e Australisë e cila po ndjek qëndrime kundër popullit të Palestinës, më mirë do të ishte të ndiqte krimet e ushtrisë së regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe vrasjen e vazhdueshme të palestinezëve”.

Nga ana tjetër, Lëvizja e Luftëtarëve të Palestinës gjithashtu duke dënuar këtë vendim, e ka quajtur atë vazhdim të agresioneve dhe sulmeve të Perëndimit kundër popullit të Palestinës dhe kundër rezistencës palestineze dhe ka theksuar: “Një vendim i tillë është vetëm përpjekje për të mbuluar krimet e pushtuesve sionist kundër popullit të Palestinës”.

Edhe Fronti Demokratik për Çlirimin e Palestinës ka deklaruar se vendimi i Australisë për ta shpallur terrorist lëvizjen e Hamas, është qëndrim i njëanshëm dhe mbështetje e hapur ndaj regjimit sionist dhe konfirmimin e krimeve sioniste kundër popullit të Palestinës.