Dhjetëra palestinezë u plagosën nga militantët sionistë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i122766-dhjetëra_palestinezë_u_plagosën_nga_militantët_sionistë
Sulmi i militantëve sionist ndaj demonstruesve palestinezë në veriperëndim të lumit Jordan la dhjetëra të plagosur.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 20, 2022 07:55 Europe/Tirane
  • Dhjetëra palestinezë u plagosën nga militantët sionistë

Sulmi i militantëve sionist ndaj demonstruesve palestinezë në veriperëndim të lumit Jordan la dhjetëra të plagosur.

Sipas Agjencisë Turke të Lajmeve Anatolian, forcat pushtuese në Kods sulmuan demonstruesit palestinezë që i shin ngritur në shenjë proteste ndaj vazhdimit të ndërtimit të vendbanimeve sioniste në qytetin Kafr Qudum, në lindje të Qalqiliya. Dyzet e pesë palestinezë u plagosën në sulmin izraelit. Në ditët e fundit, ushtarët izraelitë kanë sulmuar, plagosur  ose arrestuar shumë palestinezë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor, si dhe në zonën Sheikh Jarrah të Kodsit të pushtuar. Zgjerimi i vendbanimeve në territoret e pushtuara, veçanërisht në Kods dhe Bregun Perëndimor, po ndodh ndërkohë që komuniteti ndërkombëtar vazhdon të heshtë përballë këtij akti të paligjshëm të Tel Avivit. Sipas Rezolutës 2334 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve izraelite janë të paligjshme; Megjithatë, regjimi sionist vazhdon hegjemoninë e tij duke shkatërruar shtëpitë palestineze dhe duke ndërtuar vendbanime sioniste.