Gazeta izraelite: Izraeli ka pësuar disfatë të sigurisë dhe ekonomike
Një gazetë izraelite ka shkruar se regjimi sionist në përballje me dronin e Hezbullahut të Libanit i cili për 40 minuta ka patrulluar në hapësirën qiellore të territoreve të pushtuara, ka pësuar disfatë në fushën e sigurisë dhe ekonomike.
Hezbullahu i Libanit të premten me anë të një deklarate, ka thënë: "Një dron i llojit "Hassan" i cili është emëruar me këtë emër për ta kujtuar dëshmorin Hassan Al-Leghejs, përgjatë 40 minuta ka fluturuar në thellësinë 70 kilometra mbi hapësirën qiellore të territoreve të pushtuara të Palestinës dhe pasi ka kryer operacionet e zbulimit, ky dron është kthyer me sukses në bazën e vet në Liban.
Ushtria e regjimit sionist gjithashtu në mënyrë zyrtare ka konfirmuar këtë lajm dhe ka pohuar mosefikasitetin e sistemit të mbrojtjes ajrore të ashtuquajtur "Kupola e Hekurt" për ta zbuluar depërtimin e dronit të Hezbullahut nga territori i Libanit.
Qendra për informim e Palestinës njoftoi se gazeta izraelite "Calcalist" të shtunën në mbrëmje në një raport të saj ka shkruar: "Avionët luftarakë F-16, helikopterët Apachi dhe raketat e sistemit të mbrojtjes kundërajrore "Kupola e Hekurt" nuk kanë mundur ta shkatërrojnë dronin e Hezbullahut i cili nga territori i Libanit kishte depërtuar brenda në territoret e pushtuara palestineze. Avionët luftarakë dhe helikopterët izraelit janë shumë të shtrenjtë, prandaj më mirë është që regjimi sionist të mendojë për të blerë sisteme pajisje dhe sisteme më të lira. Për arsye se çdo një orë e fluturimit të avionëve luftarakë F-16 kushton rreth 22000 dollarë dhe çdo një orë fluturimi të helikopterëve Apachi kushton rreth 4000 dollarë, ndërsa çmimi i çdo rakete të sistemit Kupola e Hekurt është mbi 50000 dollarë".
Ndërkohë, Sejed Hashem Safiudin, kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Hezbullahut të Libanit, ka thënë se ardhmja është në anën e Rezistencës dhe këtë e ka treguar edhe droni "Hassan", ndërsa ajo çfarë ndodhë në të ardhmen, do të jetë edhe më e madhe.